SI SOT/ I preferuari i Veliajt mori 176 milionë nga taksat tona, pse SPAK ende hesht?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.03.2026, 15:55

Sot, do të rikujtojmë skandalin e vitit 2021, kur Bashkia Tiranë, nën drejtimin e Erion Veliajt, shpalli fituese të një tenderi për “Rehabilitimin e ndriçimit rrugor, Rruga e Durrësit” firmën AGI KONS, në pronësi “de facto” të Gentian Sulës. Tenderi, me vlerë rreth 176 milionë lekë të vjetra me TVSH, u fitua pas skualifikimit të të gjithë konkurrentëve të tjerë, duke ngjallur dyshime për favorizime të hapura dhe praktika të njohura klienteliste në administratën lokale.

Vlera fituese ishte vetëm 80.6% e fondit limit, një diferencë minimale që nxjerr në pah se procedura nuk ka pasur garë reale dhe, sipas kritikëve, tenderi duket më shumë si “qoka” e rradhës e Lali Lekut ndaj një prej të preferuarve të tij. Analiza e procesit nxjerr në pah një model të përsëritur ku firma e një individi të lidhur politikisht siguron kontrata publike me kushte të favorshme, duke shmangur konkurrencën reale dhe transparencën që kërkohet nga ligji.

Sot, pesë vjet më pas, qytetarët dhe ekspertët e prokurimit publik ende presin veprime konkrete nga SPAK për të hetuar këtë skandal dhe praktikat e ngjashme. Ironia e situatës është se ndërsa kontratat e tilla mbeten të pazbuluara nga përgjegjësia ligjore, kostot e tyre i paguajnë qytetarët, ndërsa institucionet që duhej të garantonin drejtësi dhe transparencë duket se i mbyllin sytë ndaj klientelizmit dhe favoritizmit politik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit