Dogana e Kosovës “kap” mbi 2 mijë palë syze fals “Gucci”, “Porsche” dhe “Miu miu”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.03.2026, 13:28

Dogana e Kosovës, përmes zyrës doganore në Prishtinë, ka zbuluar 2,070 palë syze dielli me marka të njohura si “Gucci”, “Porsche” dhe “Miu Miu”, të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Kontrolli u realizua gjatë një ngarkese me mallra komerciale dhe të gjitha syzet janë ndaluar menjëherë.

Rasti po trajtohet në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për origjinën dhe distribucionin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit