Avdyli i përgjigjet Gërvallës: Me Osmanin themeluam partinë “Guxo”, ti s’pate guxim…

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.03.2026, 13:23

Deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar pas deklaratës së Donika Gërvallës e cila në cilësinë e baskëkryetares së partisë “Guxo”, foli edhe dorëheqjen e këtij të fundit nga të gjitha pozitat në parti.

Ai thekson se dorëheqja nuk pengon pjesëmarrjen e tij si deputet dhe se në kuvend nuk ekziston grup VV-“Guxo-A”, por vetëm Grupi parlamentar i Vetëvendosjes.

Avdyli ka thënë se me Vjosa Osmani themeluam partinë “Guxo” dhe se dorëheqja nuk e largon nga Grupi parlamentar i VV-së.

“Në Kuvendin e Kosovës, nuk ka grup VV- “Guxo-A”, por ka vetëm grup parlamentar të Vetëvendosjes.- Nga 7 deputetë të Guxo vetëm dy ishim me funksione partiake e anëtar të forumeve partiake, të tjerët në asnjë forum nuk janë anëtar por kjo si ndalon të jenë deputet te grupit parlamentar te VV-së-Në grupin parlamentar të VV-së janë së paku 3 deputetë që njoh, qe kurrë skanë pasë librezë partie VV apo “Guxo” e pas zgjedhjes deputet, e akoma nuk kam dëgjuar të jenë anëtarësuar ne asnjë parti.Në pranverën e turbulencave të mëdha politike, të vitit 2020, kur bashkë me Vjosa Osmanin votuam kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë “Kurti 1” e pastaj as nuk votuam qeverinë “Hoti”, ne vazhduam formalisht të ishim pjesë e grupit parlamentar te LDK-në deri në zgjedhjet e vitit 2021″, shkruan ai.

Avdyli shton se, pavarësisht sfidave dhe largimeve të aktivistëve, ideja e projektit politik do të vazhdojë të jetojë, dhe paralajmëron se nuk do të marrë pjesë në takimet e grupit nëse konsiderohet i padëshiruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit