Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur këtë mëngjes një lagje në Elbasan, duke shkaktuar frikë mes banorëve, por fatmirësisht pa të lënduar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:45, kur persona ende të paidentifikuar hodhën eksploziv në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet K. Ç. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, shtëpia ishte e pabanuar në atë moment, gjë që ka bërë që shpërthimi të shkaktojë vetëm dëme materiale në fasadën dhe rrethimin e saj.
Menjëherë pas incidentit, policia rrethoi zonën dhe grupi hetimor nisi punën nën mbikëqyrjen e Prokurorisë. Hetuesit po mbledhin prova dhe po shqyrtojnë kamerat e sigurisë në lagje për të identifikuar autorët dhe për të sqaruar motivet e sulmit.
Deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar, por policia po vijon hetimet intensivisht për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.