Kamionët me inerte lëvizin lirisht në mes të ditës në mes të qytetit, policia hesht

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.03.2026, 12:50

Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë në mes të ditës, në rrugët kryesore të qytetit, vijon të mbetet një problem serioz për sigurinë rrugore. Edhe pse rreziku është i dukshëm, këto mjete qarkullojnë lirshëm në oraret më të ngarkuara, duke u kthyer në një burim të përditshëm trafiku dhe potencial aksidentesh.

Qytetarët ngrenë shqetësimin se kjo situatë nuk është e re dhe se mungesa e kontrollit ka bërë që rreziku të shtohet dita-ditës. Sipas tyre, prania e kamionëve, autobotëve dhe mjeteve të tjera të rënda në rrugë të mbipopulluara krijon kushte të pasigurta, sidomos për drejtuesit e mjeteve të vogla dhe motorçikletave.

Ata theksojnë se në shumë vende të botës, qarkullimi i mjeteve të tilla është i kufizuar gjatë orëve të pikut, ndërsa në vendin tonë një praktikë e tillë mungon. Për më tepër, sipas tyre, institucionet përgjegjëse, përfshirë policinë rrugore, shpesh qëndrojnë pasive, duke lejuar vazhdimin e kësaj situate pa ndërhyrje konkrete.

Në këto kushte, qytetarët kërkojnë masa të menjëhershme për të kufizuar lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë ditës dhe për të rritur kontrollet në rrugë, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e ngjarjeve të rënda dhe të garantohet më shumë siguri për të gjithë përdoruesit e rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit