Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ka hapur një tender ku është shpallur fituesi për tenderin me objekt "Mobilimi i ambienteve të QSUT" me vlerë mbi 75 MILIONË LEKË PA TVSH.
Në qendër të këtij tenderi klientelist qëndron drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara Linda bukuroshja, e cila ka përzgjedhur koncesionarin e objekteve arsimore të Bashkisë Tiranë fitues në qokën si seksere për drejtoreshën e QSUT Anxhela Paparizo.
Kontrata i është dhënë në shkelje të ligjit të PP operatorit ekonomik "ERZENI/SH", një emër i njohur në tregun e mobilimit. Kompania kontrollohet nga biznesmenët Erzen dhe Artor Lesha.
Këta dy biznesmenë janë zotërues të Shoqërisë Koncesionare Tirana 4, të financimit, projektimit, ndërtimit, mirëmbajtjes së shkollave publike në zonën e koncesionit sipas specifikimeve të kontrates së bashku me oligarkët Çim Fusha dhe Xhavit Ismaili.
Dokumenti zyrtar konfirmon atë që dyshohej, skualifikimin e të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Nga 12 kompani që morën pjesë në garë (përfshirë emra si SHAGA, BUNA, dhe URBAN FURNITURE), 11 prej tyre janë nxjerrë jashtë loje. Kjo krijon një terren ku "gara" është thjesht një procedurë formale për të vulosur fituesin e paracaktuar.
Fakti që janë skualifikuar operatorë të tjerë me "vlerë më të ulët" tregon se kriteret teknike janë përdorur si thikë për të prerë këdo që ofronte kursim për buxhetin e shtetit.

Screenshot