Ky është 46-vjeçari i arrestuar nga policia në Tiranë, i cili u kap në flagrancë duke transportuar një sasi të konsiderueshme lëndësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municionesh. Ai u ndalua në rrugën e fshatit Shëngjergj, ndërsa dyshohet se këto materiale i kishte siguruar për t’i shitur në kryeqytet.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet policore sekuestruan 4 kallëpe tritoli, 2 armë zjarri dhe rreth 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat u morën si prova materiale. Operacioni u realizua pas një ndjekjeje të koordinuar nga policia, që kishte siguruar më herët informacione për aktivitetin e tij të dyshuar kriminal.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, ndërsa çështja i është kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, në përputhje me ligjin.