Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan që lëvizte me motoçikletë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.03.2026, 11:04

Një aksident i rëndë është regjistruar në Tiranë, pranë Gjykatës së Tiranës, ku një autobot i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) ka përplasur një grua që lëvizte me motoçikletë. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesja e motoçikletës ka humbur jetën në vendngjarje, duke tronditur kalimtarët dhe zonën përreth.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e tij. Grupi hetimor po mbledh prova dhe dëshmi për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit