Fitër Bajrami – Komuna e Prishtinës del me njoftim për shitësit e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.03.2026, 10:57

Me rastin e festës Fitër Bajramit, shitja e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera, me 18 dhe 19 mars lejohen të shiten në Bernicë të Poshtme.

Komuna njofton se në këtë lokacion lejohet vetëm shitja e kafshëve, por jo therja apo prerja e tyre.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Kryeqyteti njofton të gjithë shitësit e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera se më 18 dhe 19 mars 2026, me rastin e Festës së Bajramit, do të lejohet shitja e tyre vetëm në lokacionin e ri në fshatin Bernicë e Poshtme, në parkingun në rrugën “Vëllezërit Fazliu” (ish tregu i automjeteve).

Në këtë lokacion lejohet vetëm shitja e kafshëve, ndërsa nuk lejohet therja apo prerja e tyre në asnjë rrethanë.

Po ashtu, kërkohet nga të gjithë shitësit që gjatë qëndrimit dhe aktivitetit të tyre të kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit përreth, duke mos hedhur mbeturina apo mbetje të tjera.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të kujdeset Inspektorati i Kryeqytetit, ndërsa ndaj të gjithë shitësve që hasen duke zhvilluar aktivitet jashtë këtij lokacioni do të ndërmerren masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit