KMY kompania e mishit e drejtuar nga Grigor Lengo e Spiro Lengo, që ka helmuar shqiptarët prej vitesh, pasi nuk i pagoi gjobën Blerina Gjylametit doli në media për pisllëqet që ka bërë ndër vite. Këtë radhë AKU e zbuloi publikisht duke konstatuar shkelje serioze në sigurinë ushqimore.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e subjektit, inspektorët sekuestruan rreth 738 kilogramë fileto dhe gjoks pule, të cilat nuk përmbushnin standardet higjieno-sanitare.
Nga verifikimet rezultoi se produktet ishin trajtuar në kushte të papërshtatshme, pasi gjatë proceseve të ngrirjes dhe shkrirjes mishi ishte vendosur drejtpërdrejt në dysheme. Po ashtu, ambienti i ruajtjes paraqiste probleme serioze, përfshirë praninë e mykut dhe ndryshkut, elementë që rrisin ndjeshëm rrezikun për shëndetin e konsumatorëve.
Në përfundim të inspektimit, AKU tha se ka pezulluar aktivitetin e kompanisë, deri në përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore dhe standardeve të sigurisë ushqimore.
Ndërkohë, e gjithë sasia e mishit të sekuestruar është asgjësuar për të shmangur çdo rrezik për konsum publik.