Grupi kriminal i AKSHI! Mirlinda dhe Havaja kërkojnë të dalin nga arresti i shtëpisë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.03.2026, 09:55

Dy zyrtaret e larta të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi, kanë ankimuar masat e sigurisë dhe janë paraqitur në Apelin e Posaçëm me kërkesë për lehtësimin e tyre.

Sipas raportimeve, të dyja ndodhen aktualisht në masën “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Posaçme në kuadër të hetimeve për një skemë të dyshuar abuzimi me tendera publikë.

Ato pretendojnë se masa është e pajustifikuar dhe kërkojnë ndryshimin në një masë më të butë.

Në të njëjtën dosje janë përfshirë edhe persona të tjerë, përfshirë zyrtarë dhe biznesmenë, ndërsa SPAK dyshon për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal që manipulonte procedurat e prokurimit publik në AKSHI.

Sipas hetimeve, të dyshuarit akuzohen se kanë ushtruar presion ndaj kompanive pjesëmarrëse në tendera, duke i detyruar të tërhiqen nga ankimet, çka favorizonte kompani të paracaktuara për të fituar kontrata me vlerë të lartë.

Ndërkohë, në një zhvillim tjetër, Apeli ka vendosur të lërë në fuqi masat e sigurisë për Karçanajn dhe Delibashin, duke mos pranuar kërkesën për zbutje në këtë fazë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit