Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, Audi përplaset me makinën e policisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.03.2026, 01:14

Një aksident rrugor është regjistruar në mesnatë në vendin e quajtur Mbikalimi i Shkozetit, në autostradën Tiranë–Durrës, ku në përplasje janë përfshirë disa automjete, mes tyre edhe një mjet i policisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes janë dërguar në redaksinë tonë nga një qytetar, i cili ishte dëshmitar në momentet pas aksidentit. Në video dhe fotografitë e siguruara shihen automjetet e dëmtuara në anë të rrugës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të tjerë policie.

Nga pamjet duket se një automjet tip Audi ka pësuar dëmtimet më të mëdha, kryesisht në pjesën e përparme të mjetit. Ndërkohë, makina e policisë paraqet disa shtypje, por dëmtimet duken më të lehta krahasuar me mjetin tjetër.

“Përshëndetje JOQ, një aksident i ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës te mbikalimi i Shkozetit. Janë përfshirë disa makina, përfshirë edhe një makinë policie,” shkruan qytetari që ka dërguar materialin.

Pas aksidentit, policia ka mbërritur në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të kryer veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të plota të përplasjes.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në automjete duken të konsiderueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit