Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, duke u shkrumbuar pothuajse totalisht.
Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk ka të lënduar, por flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll zjarrin.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e incidentit. Ende nuk është e qartë nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik apo nga rrethana të tjera.