Një grup të rinjsh janë përfshirë në një sherr të dhunshëm fizik mbrëmjen e sotme.
Pesë persona kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy vëllezërve, duke i goditur me grushta gjatë përplasjes.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal në zonën e Yzberishtit, ku të gjithë të përfshirët ndodheshin duke konsumuar alkool dhe dyshohet se ishin nën efektin e tij në momentin kur shpërtheu sherri.
Pas njoftimit, forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje duke shoqëruar disa prej personave të përfshirë për veprime të mëtejshme.