Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë sonë vjedhjen e biçikletës së tij, ndërsa pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur dy persona me kapuç e marrin atë dhe largohen nga vendi i ngjarjes.
Sipas pamjeve, dy të rinjtë afrohen pranë biçikletës dhe brenda pak sekondash arrijnë ta marrin atë, duke u larguar menjëherë nga zona. Ngjarja ka ndodhur në një moment kur rruga nuk kishte shumë lëvizje, çka u ka mundësuar autorëve të veprojnë shpejt.
Qytetari që ka dërguar pamjet në redaksinë tonë u bën thirrje autorëve që ta kthejnë biçikletën, duke theksuar se për të ka rëndësi të madhe. Ai kërkon gjithashtu ndihmën e kujtdo që mund t’i njohë personat në video ose të ketë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tyre.