Parashikimi i motit përgjatë kësaj jave- Nga kjo ditë pritet reshje shiu e bore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.03.2026, 16:19

Gjatë kësaj jave priten ndryshime në kushtet e motit në Kosovë, ku nga dita e martë parashihen reshje shiu dhe bore.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në viset malore dhe në lartësi më të mëdha do të ketë reshje bore, ndërsa në zonat më të ulëta priten kryesisht reshje shiu, të cilat herë pas here mund të përzihen edhe me borë.

Temperaturat minimale pritet të zbresin në vlera të lehta negative, ndërsa temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në rreth 16 gradë Celsius.

Sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato në përgjithësi do të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore.

Bujqve u rekomandohet që gjatë ditës së hënë të shfrytëzojnë kushtet e mira të motit për shpërndarjen e plehut artificial në kulturat bujqësore dhe për kryerjen e punëve të tjera të nevojshme në parcela.

Megjithatë, në ditët në vijim, për shkak të reshjeve dhe uljes së temperaturave, aktivitetet në terren mund të jenë më të kufizuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit