Kushërira e Xhuana Nikollit: Përballej me presion dhe dhunë nga vjehrra

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.03.2026, 15:02

Kushërira e së ndjerës Xhuana Nikolli, Mira Nikolli, ka rrëfyer disa detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi familjen. Ajo tregoi se 25-vjeçarja ishte rritur në një familje të thjeshtë dhe ishte e arsimuar në juridik, ndërsa martesa e saj kishte zgjatur vetëm tre muaj për shkak të problemeve në çift dhe një ambienti që sipas saj ishte bërë toksik. Sipas rrëfimit, familja e mbështeti vendimin për ndarje dhe Xhuana nisi një jetë të re në Tiranë.

Sipas kushërirës, e reja kishte pasur probleme jo vetëm me bashkëshortin, por edhe me vjehrrën, e cila sipas familjarëve ushtronte presion dhe ndikim të madh mbi djalin e saj. Xhuana i kishte kërkuar bashkëshortit që të jetonin më vete, por kjo kërkesë nuk ishte pranuar dhe situata në familje ishte përkeqësuar. Mira Nikolli tha se nga njerëz të afërt të familjes është mësuar se 25-vjeçarja ishte përballur edhe me dhunë nga vjehrra.

Ajo shtoi se familjarët kanë shumë pikëpyetje rreth asaj që ka ndodhur, duke theksuar se Xhuana dukej e lumtur për jetën e re dhe për punën e saj. Sipas saj, 25-vjeçarja kishte folur me nënën e saj atë mëngjes dhe në mbrëmje pritej të festonin ditëlindjen e një të afërmi, për të cilën kishte përgatitur edhe një fustan. Kushërira ngriti gjithashtu dyshime edhe për një letër që thuhet se është lënë nga e reja, duke pyetur nëse ajo është shkruar me vullnetin e saj apo nga dikush tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit