Lëkundësja te lodrat e liqenit është dëmtuar dhe lëviz, siguria e fëmijëve në rrezik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.03.2026, 14:58

Një qytetar ka ngritur shqetësimin e tij për parkun e lodrave pranë Liqenit të Thatë, ku siguria e fëmijëve është në rrezik.

Sipas denoncimit, një nga lodrat për fëmijë (lëkundëse) është e dëmtuar dhe lëviz vazhdimisht pasi vidat që e mbajnë të fiksuar kanë dalë.

Kjo situatë, sipas qytetarit, krijon rrezik të menjëhershëm për fëmijët që luajnë aty, pasi pajisja mund të bjerë në çdo moment.

Qytetari u bën thirrje autoriteteve të Bashkisë që të dërgojnë sa më shpejt ekipet përkatëse për ta riparuar lodrën, në mënyrë që të shmanget ndonjë aksident i mundshëm me pasoja për fëmijët që frekuentojnë parkun.

Denoncimi i qytetarit:

Ju lutem delegoja bashkise te dergojne personat ta regullojne pasi rezikon te shembet edhe mund te vrihennfemijet te parku i liqenit tek lodrat ne afersi tek liqeni i thate

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit