Vrasja në Gjakovë, viktima është xhaxhai i Elijona Binakajt

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.03.2026, 14:06

Krismat e armëve të zjarrit kanë alarmuar mëngjesin e sotëm qytetin e Gjakovës, ku një person ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Sipas të dhënave fillestare, viktima është Rasim Binakaj, 38-vjeçar, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.

Si i dyshuar për këtë rast përmendet N.Z., pronari i lokalit “My Place”. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në incident dhe, pas ngjarjes, është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i Rasim Binakajt është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit, ndërsa policia është vënë në kërkim të të dyshuarit.

Ndërkohë, viktima Rasim Binakaj raportohet të jetë xhaxhai i Elijona Binakajt, ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4.

Deri më tani Elijona Binakaj nuk ka bërë ende ndonjë reagim publik lidhur me ngjarjen e rëndë.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, 38-vjeçari ka marrë plagë vdekjeprurëse, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit