“Jemi krenarë”, Osmani uron Luana Bajramin për çmimin “Oscar!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.03.2026, 13:51

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar aktoren me origjinë kosovare Luana Bajrami-Rahmani dhe ekipin e filmit për çmimin “Oscar” të fituar në ceremoninë e Academy Awards.

Përmes një postimi në platformën X, presidentja theksoi se kjo arritje është një moment krenarie për Kosovën dhe për të rinjtë e vendit.

“Urime Luana Bajrami-Rahmanit dhe të gjithë ekipit që rodhi pas filmit të shkurtër fitues të çmimit “Oscar” ‘Two People Exchanging Saliva’, fitues i çmimit të akademisë për filmin më të mirë të shkurtër me aksion. Jemi krenarë për këtë arritje të madhe nga Luana, një aktore e patrembur e lindur në Kosovë, e cila përfaqëson më të mirën e të rinjve tanë, talentin, vendosmërinë dhe besimin për të ndjekur edhe ëndrrat më të guximshme”, ka shkruar Osmani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit