Hasanaj: Personi i plagosur në Gjakovë është jashtë rrezikut për jetë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.03.2026, 13:42

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhursot në orët e para të mëngjesit në Gjakovë.

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Emergjencës, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, Ilir Hasanaj ka dhënë detaje lidhur me personin e plagosur në Gjakovë.

Hasanaj, në një prononcim për media, ka thënë se gjendja e personit të plagosur është stabile dhe se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

“Po, në orën 5 e 20 të mëngjesit e kemi pranu një pacient, i cili ka qenë i plagosur. I janë bë të gjitha ekzaminimet dhe trajtimi i nevojshëm. Pacienti është pranu në repartin e ortopedisë për trajtim të mëtejmë. Gjendja e pacientit është stabile. Meqë është në repartin e ortopedisë, është gjendje stabile, nuk është në rrezik për jetë”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit