Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, 2 të vdekur nga aksidenti me 4 makina

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.03.2026, 13:24

Një aksident i rëndë rrugor në veri të Italisë është kthyer në tragjedi për një familje, pasi përplasja mes katër makinave la të vdekur një burrë 38-vjeçar dhe vjehrrën e tij 73-vjeçare. Në aksident u përfshi edhe një 29-vjeçare me origjinë shqiptare. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 12:30 në rrugën provinciale “Rivoltana”, mes Caravaggio dhe Mozzanica.

Sipas rindërtimit paraprak të policisë rrugore, aksidenti dyshohet se nisi gjatë një tentative parakalimi nga një makinë Mercedes C180 që drejtohej nga 29-vjeçarja shqiptare, e cila jeton në Calvenzano. Gjatë manovrës, automjeti dyshohet se preku një Volkswagen Sharan, duke bërë që drejtuesi të humbiste kontrollin. Më pas, Mercedes përfundoi në korsinë e kundërt ku u përplas frontalish me një Citroen C5, në të cilin udhëtonte një familje prej pesë personash.

Përplasja ishte shumë e fortë dhe Citroen doli nga rruga duke përfunduar në një kanal. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 38-vjeçari Fabio Saladdino dhe vjehrra e tij 73-vjeçare, Adele Villa. Bashkëshortja e viktimës u transportua me helikopter në spitalin “Papa Giovanni XXIII” në Bergamo, ndërsa dy vajzat e vogla, 5 dhe 6 vjeç, shpëtuan pa plagë të rënda. Edhe shoferja shqiptare mbeti e plagosur dhe u dërgua me helikopter në spital në Brescia, ndërsa policia po heton për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit