Vodhi paratë e BE për bujqësinë, AZHBR i kërkon Ejup Ahmetit të Top Fruits të kthejë 1.5 mln €

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.03.2026, 12:20

Top Fruits, një nga kompanitë më të mëdha të grumbullimit të fruta-perimeve në Shqipëri, e themeluar nga kosovarët Burim dhe Ejup Ahmeti dhe tashmë e lidhur me politikën te Vetëvendosja, është paditur nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR). Sipas padisë, kompania duhet të kthejë 1.5 milionë euro, të përfituara si grant IPARD dhe nga buxheti i shtetit në vitin 2019 për ndërtimin e një pike grumbullimi në Lushnje, për shkak të abuzimit me fondet publike dhe europiane të përfituara.

Kompania, që më parë quhej Doni Fruits, ka përfituar gjithsej 114.7 milionë lekë ose rreth 1.2 milionë euro, por me kamatvonesat shuma arrin mbi 1.5 milionë euro. Hetimi i OLAF zbuloi se pronarët, Burim dhe Ejup Ahmeti, kishin abuzuar me fondet e grantit, ndërkohë që kompania kishte qenë një nga eksportuesit më të mëdhenj të fruta-perimeve në vend. Pas vitit 2022, kompania përjetoi një rënie drastike të shitjeve, nga 10 milionë euro në vit në 5 milionë euro në 2023, duke regjistruar humbje të mëdha financiare, dhe më pas emri i saj u ndryshua në Top Fruits pas shitjes së gjysmës së aksioneve.

Sipas Kapitali, pas vitit 2024, shitjet vazhduan të bien, duke arritur në 3 milionë euro dhe kompania nuk ka publikuar më bilance, ndërkohë që bankat dhe kreditorët kanë nisur sekuestro dhe njoftime përmbarimore. Kjo situatë e vështirë financiare e Top Fruits e bën të paqartë rikthimin e grantit prej 1.1 milionë eurosh, i cili bashkë me penalitetet shkon në 1.5 milionë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit