Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, prindërit: Mjekët na e vranë fëmijën!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.03.2026, 11:34

Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë para dy ditësh në QSUT, Vjollca Shkëmbi, ka hedhur akuza ndaj mjekëve për ndarjen nga jeta të fëmijës së saj. Ajo ka deklaruar se mjekët e kanë nxjerrë foshnjen para kohe nga spitali, gjë që sipas saj rezultoi fatale. Nëna i ka bërë thirrje policisë që të marrë masa ndaj mjekëve të Tiranës dhe Korçës, duke theksuar se fëmija nuk hante dhe nuk pinte, dhe se shkaku i vdekjes së tij ishte nxjerrja e parakohshme nga spitali.

Edhe bashkëshorti i saj Arben Vesholliu i cili thotë se fëmija merrte kujdes të veçantë nga prindërit por kjo nuk mjaftonte për shkak të lindjes së parakohshme dhe kujdesit të munguar mjekësor. Foshnja kishte lindur dy muaj para kohe dhe kishte probleme serioze shëndetësore për shkak të kequshqyerjes. Sipas nënës, Spitali Rajonal i Korçës kishte rekomanduar mbajtjen e foshnjës për 10 ditë, por fëmija u dërgua tek prindërit shumë më herët, duke e ekspozuar atë ndaj rrezikut. Vjollca Shkëmbi kërkon që shteti dhe policia të marrin masa ndaj personelit mjekësor përgjegjës.

Foshnja ishte paraqitur më 13 mars në gjendje të rëndë në pediatrinë e spitalit, dhe hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësitë. Rasti ka shkaktuar shqetësim të madh në publik, duke rihapur debatet për sigurinë dhe kujdesin që duhet ofruar për foshnjat e lindura para kohe dhe ato në gjendje të rëndë shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit