Me porosi nga burgu i Fushë-Krujës, ky është Jurgen Gjonaj që i vendosi tritolin Klosit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.03.2026, 11:24

Është bërë publike fotografia e 32-vjeçarit Jurgen Gjonaj, i cili dyshohet nga autoritetet si personi që ka vendosur dhe aktivizuar lëndën plasëse në automjetin e 36-vjeçarit Oltjon Klosi.

Sipas Policisë, Gjonaj nuk ka vepruar i vetëm. Hetimet paraprake tregojnë se ai është ndihmuar nga gjashtë persona të tjerë në planifikimin dhe realizimin e atentatit.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se vendosja e eksplozivit është kryer me porosi të Sabah Nuzit, i cili aktualisht ndodhet i burgosur dhe rezulton i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 10 marsit, ndërsa hetuesit dyshojnë se porosia për atentatin është dhënë nga burgu i Fushë-Krujës. Në kuadër të operacionit janë arrestuar Renato Balla, Jurgen Gjonaj, Eklips Leti, Kristjan Ahmerama, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla, ndërsa si porositës konsiderohet Sabah Nuzi, i cili ndodhet në IEVP Fushë-Krujë.

Nuzi është arrestuar më parë me urdhër të SPAK për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020 dhe më pas groposjen e trupit në një fshat të Kurbinit. Ai rezulton person me precedentë penalë, pasi në të njëjtin vit ishte ndaluar edhe nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një 26-vjeçar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit