Hëngrën, pinë por s’ndanë faturën: 26-vjeçari në Durrës u plagos për 10 mijë lekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.03.2026, 11:23

Një konflikt mes dy miqsh për shkak të pagesës së një porosie në një lokal ka përfunduar me plagosje me thikë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e jashtme të një lokali në Durrës, njofton policia lokale.

Mësohet se dy të rinjtë, 35 dhe 26 vjeç, kishin konsumuar ushqim dhe pije alkoolike, ndërsa pagesën e ka kryer njëri prej tyre, rreth 20 mijë lekë të vjetra.

Pas daljes nga lokali, 35-vjeçari i ka kërkuar gjysmën e shumës tjetër 26-vjeçarit, i cili ka refuzuar. Konflikti është tensionuar, duke u kthyer në përleshje fizike, dhe më pas 35-vjeçari e ka goditur me thikë në kofshë shokun e tij.

Të dy të rinjtë janë dërguar në spitalin e Durrësit për trajtim mjekësor. Policia ka shoqëruar të dy personat dhe po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit