SPAK zbulon dy apartamente të trafikantit të drogës të fshehura përmes kompanisë Pajtoni

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.03.2026, 11:24

Hetimi pasuror i SPAK ka zbuluar dy apartamente në Tiranë që dyshohet se i përkasin trafikantit të drogës, Flori Pali, por që ishin regjistruar në emër të kompanisë “Pajtoni shpk”, në pronësi të biznesmenit Armando Pajtoni. Sipas gjykatës, kompania shërbente si mbulesë për pronësinë reale të Palit, ndërsa dy apartamentet dhe një automjet tip Mercedes Benz E 220 CDI, prodhim 2012, rezultojnë të përdorura dhe kontrolluar nga vëllezërit Pali përmes personave të tretë.

Apartamenti i parë ka sipërfaqe 93 metra katrorë, me numër pasurie 1**/40+1-4, dhe apartamenti i dytë 69.7 metra katrorë, me numër pasurie 1**/40+1-5, të dy në zonën e Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Sipas dokumenteve të SPAK dhe vendimit të GJKKO, këto pasuri konsiderohen në zotërim të tërthortë të Palit, edhe pse juridikisht regjistrohen në emër të “Pajtoni shpk”. Automjeti Mercedes Benz ishte regjistruar në emër të Flavian Lazrit, por përdorej nga vëllezërit Pali.

Sipas Sky Web Flori Pali ka ankimuar vendimin e GJKKO në Apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke pretenduar se pasuritë janë në pronësi të personave të tjerë. Sipas Skyweb.al, seanca në Apelin e GJKKO për këtë çështje është caktuar të zhvillohet më 19 mars në orën 09:00, ku do të shqyrtohet ankimi dhe do të vendoset mbi konfiskimin e pasurive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit