Vrasja në Gjakovë: Viktima dhe dorasi ishin shokë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.03.2026, 13:37

“Dorasi me viktimën kanë qenë shokë mes veti” ka thënë një burim i KosovaPressit, duke folur për raportin që kishte i ndjeri me personin që dyshohet për vrasjen në Gjakovë.

Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës.

Sipas informacioneve fillestare, rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti brenda një lokali në këtë zonë. Nga të shtënat me armë zjarri, viktima ka pësuar plagë fatale, ndërsa i plagosur mbeti vëllai i tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policia e Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat kanë intervenuar menjëherë, ndërsa zona është rrethuar për zhvillimin e hetimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit