Një moment krenarie për shqiptarët në skenën më të madhe të kinematografisë botërore.
Aktorja nga Kosova, Luana Bajrami, është ngjitur në skenën e 98th Academy Awards, duke qenë pjesë e ekipit fitues të një filmi me metrazh të shkurtër.
Filmi francez me metrazh të shkurtër Two People Exchanging Saliva ka fituar çmimin Oscar për Filmin më të Mirë në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër, duke sjellë edhe një moment historik për talentin shqiptar në industrinë ndërkombëtare të filmit.
Prania e Luana Bajramit në këtë sukses të madh është një tjetër dëshmi se artistët shqiptarë po arrijnë majat e kinemasë botërore.