Gjakova është tronditur sot në orët e hershme të mëngjesit nga një vrasje dhe një plagosje. Pronari i një lokali në qytet dyshohet se ka vrarë një klient pas një mosmarrëveshjeje.
Dorasi, i cili ndodhet në kërkim nga Policia, është identifikuar si Nexhdet Zymberaj, pronari i lokalit “My Palace” në Gjakovë.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, në vendngjarje ka mbetur i vrarë 38-vjeçari, Rasim Binakaj.
Nga të shtënat është plagosur edhe E. M rreth 29 vjeç, i cili ka pësuar plagë në kraharor dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas stafit mjekësor, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Gjithçka dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit mes palëve.
Në vendin e ngjarjes, ekipet policore kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të armës së zjarrit, si dhe një mjet të mprehtë (thikë). Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.