Ky është 38 vjeçari që mbeti i vrarë sot në Gjakovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.03.2026, 09:57

Gjakova është tronditur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës nga një ngjarje e rëndë ku mbeti i vrarë 38-vjeçari, Rasim Binakaj. Nga ky incident me armë zjarri, përveç viktimës, ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, ndërsa i dyshuari kryesor është pronari i lokalit ku ndodhi krimi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili dha detaje për vrasjen që ndodhi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor“, ka bërë të ditur Elezaj.

Viktima e këtij rasti është identifikuar si Rasim Binakaj, rreth 38-vjeçar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit