Trump i kërkoi ndihmë NATO-s, Kallas: Ngushtica është jashtë juridiksionit të Aleancës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.03.2026, 10:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar për herë të parë bashkëpunim me vendet evropiane për të garantuar kalimin e sigurt të naftës në Ngushticën e Hormuzit, e cila sipas tij është bllokuar nga Irani që në fillim të sulmeve. Trump paralajmëroi se nëse NATO nuk ndihmon në rihapjen e kësaj ngushtice strategjike, e ardhmja e aleancës mund të përballet me pasoja negative. Ndërkohë përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme Kaja Kallas u shpreh se NATO nuk mund të ndërhyjë për hapjen e ngushticës së Hormuzit pasi ajo zonë është jashtë juridiksionit të Aleancës.

"Ne kemi qenë në kontakt me NATO-n më parë, por kjo është vërtet jashtë zonës së ndërhyrjes së NATO-s. Kjo është arsyeja pse kemi Operacionin Aspides, dhe ka shtete anëtare të gatshme të kontribuojnë, si në 'koalicionin e të gatshëmve' ashtu edhe në vetë operacionin, por është një zonë jashtë territorit të NATO-s. Nuk ka vende të NATO-s në Ngushticën e Hormuzit", tha Kallas.

"Së pari duhet të diskutojmë se çfarë janë të gatshme të bëjnë shtetet anëtare në Ngushticën e Hormuzit. Ekziston gjithashtu diskutimi se mund të ketë ndërhyrje pasi të mbarojnë luftimet kryesore. Por sigurisht, ekziston nevoja për të rihapur Ngushticën e Hormuzit tani. Kështu që do ta diskutojmë këtë sot", shtoi ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit