“Derisa vdekja të na ndajë”, puthja e fundit prekëse e një dashurie 68-vjeçare!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.03.2026, 09:50

Një histori prekëse dashurie ka emocionuar mijëra njerëz në rrjetet sociale. Një burrë, pas 68 vitesh martesë, priti që gruaja e tij të hynte në dhomën e spitalit përpara se të ndahej nga jeta. Sapo ajo u afrua pranë tij, ai e njohu dhe me emocion i tha vetëm: “dashuria ime”.

Gruaja iu afrua, i kapi dorën dhe e puthi me butësi. Vetëm pak sekonda më pas, burri ndërroi jetë, sikur të kishte pritur vetëm atë moment të fundit për ta parë edhe një herë partneren e jetës.

Videoja e këtij momenti u bë virale në rrjetet sociale dhe preku mijëra njerëz, duke i bërë shumë prej tyre të reflektojnë për vlerën e kohës dhe dashurisë së vërtetë. Historia e tyre, që zgjati dekada dhe ndërtoi një familje me fëmijë, nipër e mbesa, u mbyll ashtu siç kishte nisur, krah për krah.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit