Trump kërkon ndihmën e NATO-s për ngushticën e Hormuzit dhe sulmon Britaninë e Madhe

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.03.2026, 08:55

Në ditën e 17-të të luftës, situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar. Irani nuk i ka ndalur sulmet ndaj bazave ushtarake amerikane të vendosura në vendet e rajonit, ndërsa së fundmi është sulmuar edhe një bazë ushtarake në Kuvajt ku ndodhen edhe ushtarë amerikanë. Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, u shpreh se Italia nuk është në luftë dhe se vendi i tij nuk është objektiv i Iranit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar për herë të parë bashkëpunim me vendet evropiane për të garantuar kalimin e sigurt të naftës në Ngushticën e Hormuzit, e cila sipas tij është bllokuar nga Irani që në fillim të sulmeve. Trump paralajmëroi se nëse NATO nuk ndihmon në rihapjen e kësaj ngushtice strategjike, e ardhmja e aleancës mund të përballet me pasoja negative.

Nga ana tjetër, Trump shprehu edhe zhgënjimin ndaj Britanisë së Madhe dhe kryeministrit Keir Starmer, duke thënë se Londra refuzoi të ndërmerrte veprime konkrete kundër Iranit në momentet kritike. Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se deri tani nuk ka asnjë marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit