Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin në kështjellën historike në Sllovaki

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.03.2026, 19:26

Princ Leka II ka kurorëzuar në martesë lidhjen e tij me fotografen, Blerta Celibashi. Lajmi është bërë publik nga Oborri Mbretëror Shqiptar përmes një komunikate zyrtare të shpërndarë në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit, ceremonia e martesës është zhvilluar në një atmosferë private, larg vëmendjes së publikut, duke ruajtur karakterin intim dhe solemn të kësaj ngjarjeje.

Me rastin e martesës është publikuar edhe fotografia zyrtare e çiftit, e realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki. Ky vend historik nuk është zgjedhur rastësisht, pasi lidhet me historinë e familjes së Mbretëreshës Geraldinë, e cila kishte origjinë hungareze dhe familja e saj ka pasur lidhje me këtë rezidencë fisnike.

Sipas Oborrit Mbretëror, përzgjedhja e kështjellës është bërë për të nderuar trashëgiminë dhe origjinën e Mbretëreshës Geraldinë, një figurë që konsiderohet pjesë e rëndësishme e historisë së familjes mbretërore shqiptare.

Pas martesës, Blerta Celibashi do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit