Një sherr mes disa personave ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se dy burra, drejtues mjetesh, janë zënë në mes të rrugës, pasi njëri prej tyre ka ndalur makinën për të kryer një punë të tij.
Kaq ka mjaftuar që shoferi tjetër t’i bjerë disa herë borisë deri sa drejtuesi i mjetit është nervozuar dhe mes tyre ka nisur konflikti verbal dhe ai fizik.
Në pamje mund të shihni se si disa gra përpiqen t’i ndajnë, ndërkohë që edhe qytetarë të tjerë ndërhyjnë për të qetësuar situatën mes tyre dhe në mes të rrugës.