Përdhunimi i 17-vjeçares në Greqi, mes të arrestuarve edhe një grua shqiptare

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.03.2026, 14:57

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Hania në Greqi, ku një vajzë 17-vjeçare është përdhunuar në grup nga pesë persona. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur të mërkurën kur dy vajza 17-vjeçare, njëra bullgare dhe tjetra greke dolën për shëtitje nga një strehë vajzash e drejtuar nga një kishë lokale.

Në rrethana të paqarta ato u gjendën fillimisht në një hotel dhe më pas në një banesë, të shoqëruar nga një grup prej 7 të rinjsh. Të enjten, 17-vjeçarja greke raportoi se ishte përdhunuar nga pesë persona, ndërsa shoqja e saj bullgare deklaroi se pasi kishte konsumuar kanabis, ajo kishte dhënë pëlqimin për marrëdhënie seksuale me njërin prej tyre, duke rezultuar në arrestimin e saj për përdorim droge.

Autorët e dyshuar të përdhunimit janë dy bullgarë të moshës 15 dhe 18 vjeç, një grek 17-vjeçar që po filmonte gjithashtu, si dhe dy grekë të moshës 21 dhe 27 vjeç. Përveç kësaj, u arrestua një tjetër 21-vjeçar grek, por që nuk akuzohet për përdhunim. Përveç 6 të arrestuarve, në pranga u vunë edhe tre kujdestare. Bëhet fjalë për dy gra nga Bullgaria të moshës 47 dhe 46 vjeç, si dhe një shtetase 59-vjeçare shqiptare, për neglizhencë në mbikëqyrjen e të miturve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit