Kur ligji nuk mbron natyrën: Betonizimi në Parkun Kombëtar Syri i Kaltër s’ka të ndalur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.03.2026, 14:39

Një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar betonizimin brenda Parkut Kombëtar “Syri i Kaltër”, një zonë e mbrojtur me ligj, ku çdo ndërhyrje ndërtimore është e ndaluar për të ruajtur biodiversitetin dhe ekosistemet e natyra.

Sipas saj, aktiviteti i betonizimit ka ndodhur disa herë, dhe institucionet përgjegjëse, përfshirë Drejtoria e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), Policia Shtetit dhe Instituti i Mbrojtjes së Territorit, nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar këto masakra që i bëhen natyres.

Qytetarja shpreh shqetësimin se mungesa e veprimeve ligjore mund të lidhet me korrupsion dhe marrëveshje mes institucioneve, duke u bërë kështu pengesë për mbrojtjen e zonës.

Parku Kombëtar “Syri i Kaltër” njihet për ujërat e tij të kristaltë, biodiversitetin unik dhe peizazhet natyrore, dhe çdo ndërhyrje e paligjshme rrezikon jo vetëm mjedisin, por edhe potencialin turistik të zonës.

Ligji shqiptar për zonat e mbrojtura parashikon gjoba dhe ndëshkime për çdo ndërhyrje të paligjshme në këto zona, por qytetarët denoncojnë se zbatimi i ligjit shpesh mbetet i dobët.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje doja te beja nje denoncim,ne Parkun Kombetar Syri I Kaltër po betonizohet ne nje vend ku nuk lejohet asje ndotje e mjedisit pasi eshte dhe Zone e Mbrojtur,drejtori i AKzM ,policia e shtetit dhe Instituti i Mbrojtes se Territorit mbyllin syte eshte e disata here qe po perseritet ,vetem ju mund ta publikoni se te gjithe jane t lidhur dhe t korruptuar me njeri-tjetrin,anonim ju lutem.Faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit