Zbulohet mashtrimi i 64-vjeçares nga Kosova, për vite me radhë i mori mbi 1 milion franga një pensionist në Zvicër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.03.2026, 14:31

Një grua 64-vjeçare nga Kosova u dënuar nga Gjykata e Qarkut në Bulach me 30 muaj burg, prej të cilave 9 muaj të shlyera në burg dhe 21 muaj me kusht, për mashtrim të shumëfishtë ndaj një pensionisti zviceran, nga i cili mori rreth 1.1 milion franga mes viteve 2012–2016.

Gjykata vendosi gjithashtu dëbimin e saj nga Zvicra për shtatë vjet.

Sipas prokurorisë, e akuzuara krijoi marrëdhënie besimi me viktimën dhe i merrte para duke pretenduar histori të ndryshme për borxhe, aksidente dhe probleme të tjera financiare.

Pensionisti iu dorëzoi paratë personalisht edhe gjatë udhëtimeve në Sarajevë, ndërsa mashtrimi u zbuluar në vitin 2024, kur gruaja u arrestua në flagrancë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit