Veturat vazhdojnë të jenë ndër mallrat më të importuara në Kosovë, sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, gjatë vitit 2025 janë importuar 44,207 vetura, rreth 16% më shumë se në vitin 2024.
Nga këto, rreth 90% janë vetura të përdorura, ndërsa vetëm 10% të reja, kryesisht për shkak të çmimeve më të përballueshme.
Tregu vazhdon të dominohet nga veturat me motor dizel dhe benzinë, ndërsa pjesëmarrja e veturave elektrike mbetet shumë e ulët.