45-vjeçari u shkruante femrave për darkë romantike dhe zhdukej kur vinte fatura

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.03.2026, 15:30

Një burrë nga Kalifornia e Jugut është bërë i njohur në media si “Dine-and-Dash Dater”, pasi mashtronte gra në takime romantike duke i lënë ato të paguanin faturën e restorantit ndërsa ai largohej pa paguar. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Paul Guadalupe Gonzales, i cili sipas autoriteteve njihte gra përmes aplikacioneve të takimeve si Bumble dhe Plenty of Fish dhe i ftonte në restorante të shtrenjta.

Sipas prokurorëve, skema e tij zgjati gati dy vite, nga 2016 deri në 2018. Gonzales porosiste ushqimet më të shtrenjta në menu dhe në disa raste edhe dy pjata, ndërsa më pas justifikohej se duhej të bënte një telefonatë ose të dilte për pak jashtë, por nuk kthehej më. Si pasojë, gratë me të cilat dilte në takime mbeteshin të turpëruara dhe detyroheshin të paguanin faturën vetë.

Pas arrestimit nga policia në Pasadena, Gonzales pranoi fajin për disa akuza për mashtrim dhe vjedhje të vogla. Gjykata e dënoi me 120 ditë burg dhe tre vite provë, ndërsa i ndaloi gjithashtu përdorimin e disa aplikacioneve të takimeve dhe hyrjen në disa restorante. Rasti u bë viral në media dhe në rrjetet sociale si një nga historitë më të çuditshme të mashtrimit në takimet online në SHBA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit