17-vjeçarja në Greqi: Më përdhunuan në grup 5 persona, njëri po filmonte

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.03.2026, 11:08

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçare greke pretendon se është përdhunuar nga disa persona. Sipas raportimeve, incidenti është denoncuar edhe nga një 16-vjeçare bullgare, e cila tha se në mesnatë të së enjtes ato fillimisht u çuan në një dhomë në një akomodim turistik dhe më pas në një shtëpi në Hania.

Sipas hetimeve, 16-vjeçarja dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 18-vjeçar bullgar nën ndikimin e drogës, ndërsa 17-vjeçarja raportohet se është përdhunuar në grup nga pesë meshkuj, një prej të cilëve edhe ka filmuar ngjarjen. Pamjet video u gjetën nga policia në telefonin e një prej të arrestuarve.

Pesë autorët e dyshuar për përdhunimin u arrestuan, ndërsa u arrestua edhe një 21-vjeçar tjetër, i cili nuk dyshohet se mori pjesë në aktin seksual, por thuhet se e fyeu viktimën me gjeste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit