Një qytetar nga zona e Lushnjës ka denoncuar situatën e vështirë që po kalojnë fermerët vendas tani që ka ardhur pranvera.
Ai ka treguar se i gjithë prodhimi i lakrës ka mbetur pa u shitur dhe tani po kalbet në tokë.
Qytetari shprehet se tregu është i mbushur me produkte importi dhe për këtë arsye prodhimi vendas nuk po gjen blerës.
Kjo ka bërë që shumë fermerë të përballen me humbje të mëdha ekonomike, pasi mundi dhe investimi i tyre rrezikon të shkojë dëm.
Fermerët kërkojnë më shumë vëmendje dhe mbështetje për bujqësinë vendase, në mënyrë që produktet e tyre të mos mbeten në arë pasi mundi dhe shpenzimet për prodhimin e Tyre po shkon dëm për shkak të importit.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh joq shiko ca behet me buqesin ne Lushnje. Lakra Po kalbet ne tok. Situata esht qe nuk shitet nuk pyesin fare