Autoritetet meteorologjike në Zvicër kanë paralajmëruar për reshje të dendura bore gjatë fundjavës, duke shpallur nivelin e rrezikut 4 nga 5 në kantonin Ticino. Sipas parashikimeve, në këtë zonë trashësia e borës së re mund të arrijë deri në 90 centimetra.
Sipas MeteoSwiss, kushte të vështira atmosferike priten edhe në disa kantone të tjera, ku është shpallur niveli i rrezikut 3 nga 5. Mes tyre janë Schwyz, Lucerne, Graubünden, Valais dhe Bern.
Meteorologët paralajmërojnë se deri të dielën në mesditë në disa zona mund të regjistrohen deri në 80 centimetra borë e re, duke rritur rrezikun për probleme në qarkullim dhe infrastrukturë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, pasi pesha e borës mund të shkaktojë thyerje degësh dhe rrëzim pemësh, duke krijuar pengesa në rrugë dhe rrezik për kalimtarët.