I vihet tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.03.2026, 07:43

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lezhës. Sipas burimeve, tritoli dyshohet se i është vendosur një automjeti të parkuar, tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të Gent Gjetjes, 41 vjeç, punonjës policie dhe agjent i Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Si pasojë e shpërthimit nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në automjet. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie për të nisur veprimet e para hetimore.

Policia bën me dije se shërbimet kanë nisur kontrolle në zonë për kapjen e autorit ose autorëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit