Video virale: A ishte vërtet Melania Trump në makinën e blinduar të presidentit?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.03.2026, 21:56

Një video e bërë virale në rrjetet sociale ka rikthyer edhe një herë teoritë konspirative për një “sozi” të Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump.

Pamjet tregojnë limuzinën presidenciale të blinduar, të njohur si 'Bisha', teksa largohet, ndërsa brenda saj shihet një grua që duket si Melania Trump. Videoja është filmuar në momentin kur ajo dhe bashkëshorti i saj, Donald Trump, po niseshin drejt rezidencës së tyre në Mar-a-Lago, në Florida.

Megjithatë, menjëherë pas publikimit të videos, përdorues të shumtë në rrjetet sociale nisën të analizojnë pamjet, duke pretenduar se fytyra e gruas në makinë dukej ndryshe nga zakonisht. Kjo ka rikthyer në qendër të vëmendjes teorinë e njohur në internet si “Fake Melania”, sipas së cilës në disa dalje publike përdoret një person tjetër në vend të saj.

Kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë pretendime të tilla. Teoria ka ndjekur Melania Trump që nga mandati i parë presidencial i bashkëshortit të saj. Edhe muajin e kaluar pati spekulime të ngjashme, pasi ajo u pa duke zbritur nga Air Force One me syze të mëdha dielli, pavarësisht se ishte natë, gjatë një mbërritjeje në Joint Base Andrews.

Në rrjet, reagimet kanë qenë të shumta. Disa përdorues krahasuan pamjet me foto të mëparshme të ish-Zonjës së Parë, duke pretenduar se forma e fytyrës apo mënyra e ecjes dukeshin ndryshe. Të tjerë theksuan se videoja është e paqartë dhe se këndi i kamerës apo ndriçimi mund të krijojnë lehtësisht iluzione vizuale.

Pavarësisht debatit të madh online, deri tani nuk ka asnjë provë që mbështet teorinë e përdorimit të një sozije, ndërsa shumë prej këtyre pretendimeve mbeten thjesht spekulime të përdoruesve në internet.

Shënim: Ky artikull përmban deklarime dhe komente të publikuara nga individë në rrjetet sociale. Redaksia jonë nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur dhe nuk mbështet pretendimet apo opinionet e shprehura online.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit