Maliq: Çifti i të rinjve ‘bëjnë për spital’ 45-vjeçarin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.03.2026, 19:22

Një konflikt fizik në fshatin Plasë të Maliqit ka përfunduar me një 45-vjeçar të plagosur dhe me nisjen e procedimit penal ndaj një çifti të ri.

Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Maliqit kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedim penal për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje” ndaj shtetasve A. Sh., 25-vjeç dhe J. K., 18-vjeçe, banues në fshatin Kamenicë të Korçës.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se dy të rinjtë janë përfshirë në një përplasje fizike me 45-vjeçarin në fshatin Plasë, ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar lehtë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Policia bën me dije se konflikti dyshohet të ketë ndodhur për “motive të dobëta”, ndërsa nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi arsyet e sherrit apo marrëdhënien mes tre personave të përfshirë.

Materialet i janë përcjellë Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit