Haradinaj kritikon Kurtin për Ligjin për të Huajt: Me strukturat paralele bashkëpunim, me shqiptarët bllokada dhe rrëmujë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.03.2026, 18:35

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas dakordimit të kryeministrit Albin Kurti me Bashkimin Evropian për implementimin e Ligjit për të Huajt.

Sipas këtij dakordimi, Kosova do të mundësojë që serbët të regjistrohen në Regjistrin Civil të vendit duke pranuar si dokument të vlefshëm letërnjoftimin e lëshuar nga Serbia.

“Pas njohjes së pasaportave ilegale të strukturave paralele, sot me plot gojë Kryeministri jonë tha se po u hapim edhe një dritare dokumenteve të tjera jolegale për serbët”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se Kurti po bashkëpunon shkëlqyeshëm me strukturat paralele serbe, ndërsa me qytetarët shqiptarë po krijohen vetëm probleme dhe bllokada.

“Deri kur me këto lojëra? Plot gojën me patriotizëm, por plot vendime antikushtetuese dhe antiligjore. Me serb dhe struktura paralele bashkëpunim të shkëlqyeshëm, e me shqiptarë të këtij vendi bllokada e rrëmujë”, ka theksuar Haradinaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit