Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e Kosovës në Emiratet Arabe del me thirrje për kosovarët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.03.2026, 18:20

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të cilët kanë qenë në Emirate Arabe dhe janë larguar me vetë-iniciativë, ta lajmërojnë Ambasadën.

Ambasada ka sqaruar se një veprim i tillë do të ndihmojë në përditësimin dhe saktësimin e listës së personave të paraqitur deri më tani, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtutjeshme.

“Njoftimin mund ta bëni përmes emailit të Ambasadës: [email protected] ose përmes numrit emergjent: +971 54 709 2109.Ju lutemi që këtë njoftim ta bëni në kohën sa më të shkurtër të mundshme.

Një veprim i tillë do të na ndihmojë në përditësimin dhe saktësimin e listës së personave të paraqitur deri më tani, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtutjeshme”, njofton Ambasada.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit