SI SOT/ Propaganda dhe shkërmoqja brenda 1 viti e rruga së Arbrit!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.03.2026, 15:17

Si sot e një vit më parë kryeministri Edi Rama dhe ish ministrja që po hetohet nga SPAK, Belinda Balluku, inauguruan një nga projektet më të trumbetuara infrastrukturore në Shqipëri. Projekti, me një kosto mbi 300 milionë €, u realizua nga kompania Gjoka Konstruksion e Rrok Gjokës dhe u prezantua si një investim strategjik për zhvillimin ekonomik të zonës. Por vetëm një vit pas inaugurimit, rruga që u promovua si sukses i madh po shoqërohet me kritika dhe probleme të shumta. Ashtu siç dibranët çanë tupanët për kryesocialistin dhe krahun e djathtë të tij, ashtu dhe rruga e Arbrit po shkërmoqet e po çahet çdo ditë.

Denoncimet e qytetarëve kanë nxjerrë në pah probleme serioze, veçanërisht në Tuneli i Murrizit, ku është raportuar mungesë ventilimi, ajër i rënduar dhe raste kur tuneli ka funksionuar pa ndriçim. Pamjet e publikuara tregojnë mjegull të dendur brenda tunelit dhe dukshmëri shumë të ulët, duke e bërë të vështirë edhe frymëmarrjen dhe duke rritur rrezikun për aksidente. Në të njëjtën kohë janë raportuar edhe çarje në beton, lëvizje dherash dhe ulje të asfaltit, elemente që sipas ekspertëve janë sinjale shqetësuese për stabilitetin e veprës.

Problemet nuk kanë qenë të reja për këtë projekt. Që pas inaugurimit, tuneli është përballur me shembje dhe rrëshqitje të tokës për shkak të përbërjes argjilore të terrenit, çka detyroi ndryshime në projekt dhe shtim të kostove. Edhe pas hapjes së rrugës janë raportuar shembje dherash në segmente të ndryshme dhe vështirësi në qarkullim për shkak të korsive të ngushta dhe mungesës së hapësirave për parakalim. Për shumë qytetarë, një vit pas inaugurimit, Rruga e Arbrit mbetet një shembull i kontrastit mes propagandës së madhe mavi për investimet publike dhe problemeve reale që hasen çdo ditë nga përdoruesit e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit